A duhet të trembemi nga Borell? Hoxhaj: Çështja e Kosovës nuk varet prej një individi

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Midis ShBA-së dhe BE-së mund të ketë filluar një përplasje diplomatike për të ruajtur ndikimin në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos rolin drejtues për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Mediat raportojnë se Franca dhe Gjermania po kordinohen për të caktuar të një dërguar të posaçëm për rajonin, ashtu siç bëri Uashingtoni me Mattheë Palmer-in.

Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një lidhje me skype për Ora News, thotë se i takon BE-së të vërë pikat mbi ‘i’ për këtë temë, nëse do të përfaqësohet me zotin Borell apo do të caktojë përfaqësues të posaçëm.

Hoxhaj: Emërimi i Palmer nga DASH është ngjarje e veçantë për Kosovën dhe rajonin. I takon BE të trajtojë këtë temë. Mandatin për dialog e ka BE, zyra e zonjës Mogherini apo Josep Borell në të ardhmen.

I pyetur sesa mund të ndikojë fakti se Borell vjen nga një vend si Spanja që nuk ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës, Hoxhaj thotë se çështja e Kosovës shkon përtej individëve të veçantë.

Hoxhaj: Nuk ka kush që mund ta kthejë pas pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, nuk varet prej një individi, por prej institucioneve të BE.

Zjarr Tv Ad