Adriatik Lapaj mesazh qytetarëve: Shqipërinë do e fusim në tjetër drejtim, bashkohuni në rrugën e vlerave

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Adriatik Lapaj është shprehur se një frymë e re dhe koncept i ri mbi politikbërjen po vjen në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shkruan se për vendin tonë do të vijnë ditë më të mira.

Ai bën thirrje për t’iu bashkuar qëllimit të tij, çdo qytetar i cili do të kontribuojë në sjelljen e një frymë të re në politikë për një të ardhme sa më premtuese për Shqipërinë.

“Ditët ikin, puna vazhdon…emocioni rritet…ndjej se po bëjmë gjënë e duhur. Ky vend do të ketë tjetër lloji debati publik. Do fillojnë edhe ata të flasin për vlerat, të mirën…do ikin nga kazani, kusia, tepsia…do e bëjnë se ua do halli. Rëndësi ka që Shqipërinë do e fusim në tjetër drejtim…do vijnë kohë të mira.

Kushdo kërkon të bashkohet në rrugën e vlerave të më shkruaj nga kudo ndodhet…

Nuk kam parë kurrë forcë më të madhe se populli kur bashkohet!”, shkruan Lapaj.

Zjarr Tv Ad