Agim Kajmakut i thanë të arratiset/ Si u dekonspiruan 13 aksione policore

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arratisja e Agim Kajmakut, pak para se policia ti mbërrinte në shtëpinë e tij, ka vënë në siklet qeverinë Rama.

I shpallur në kërkim për falsifikime në bashkinë e Vorës, Kajmaku ndodhet në arrati dhe policia e ka shpallur në kërkim.

Pikërisht për arratisjen e Agim Kajmakut kanë nisur hetime ndaj disa oficerësh, pasi dyshohet se ata kanë njoftuar atë që të ikte sepse policia po shkonte në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministrinë e Brendshme kanë bërë të ditur se, ka dyshime të mëdha që aksioni për arrestimin e Kajmakut, që do të shpallej si një rezultat i madh, është dekonspiruar.

Por jo vetëm një operacion, por dyshimet janë se plot 13 operacione janë dekonspiruar.

Deri më tani janë kontrolluar banesa dhe biznese të Kajmakut, por ai nuk është gjetur.

Avokatët e ish-kryebashkiakut të Vorës janë shprehur se Agim Kajmaku nuk do të dorëzohet, pasi urdhër-arresti ndaj tij është i paligjshëm.

Zjarr Tv Ad