Ajax kundër Juventus, dikur i mori Champions League

0
15

Shorteu i ndeshjeve çerekfinale të UEFA Champions League, që u mbaj të premten (15 mars) në Nyon të Zvicrës, do të përballë ekipin e Ajax me skuadrën e Juventus.

Mbrëmjen e 9 prillit, Ajax do presë Juventus-in në stadiumin Johan Cruijff Arena. Holandezët kaluan në fazën e 1/16 të Champions League pas fitores 5-3 në rezultatin final ndaj kampionëve në fuqi të Real Madridit.

Shorti është treguar “i pamëshirshëm” ndaj ekipit të trajnerit Erik ten Hag që pas eliminimit të ekipit Madrilen, i duhet të ndalë edhe ekipin e trajnerit Massimiliano Allegri me objektiv fitimin e Champions League.

Këto dy skuadra janë përballur edhe më herët në Ligat e Evropës. Skuadra e Juventus ka avantazhin me fitore ndaj Ajax. Hollandezët në vitin 1973 i rrëmbejnë Champions League, Zonjës së Vjetër me rezultatin 1-0.