Paraqitja në mesjavë, merren masa kundër Cristiano Ronaldos

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraqitja ndaj Atleticos së Madridit do të mbahet mend gjatë nga Cristiano Ronaldo dhe tifozët e Juventusit. Luzitani realizoi një tripletë fantastike ndaj spanjollëve, për të qënë bardhezinjtë skuadra që pret biletën për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League.
Por kjo formë nuk i ka mjaftuar Ronaldos për të qënë pjesë e skuadrës për duelin e kësaj fundjave ndaj Gjenovës. 34 vjeçari nuk është preferuar nga tekniku Massimiliano Allegri, i cili nuk e ka përfshirë në listën ndaj gjenovezëve.
Një zgjedhje që nuk sjell shqetësim në kampin bardhezi, pasi Ronaldo nuk vuan nga një dëmtim apo diçka e ngjashme. Ai është lënë pushim nga Allegri, si një formë shpërblimi për atë paraqitje të bërë në mesjavë.

Skuadra e Juventusit kundër GjenoaSzczesny, Chiellini, Caceres, Pjanic, Dybala, Alex Sandro, Matuidi, Mandzukic, Kean, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Emre Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola, Nicolussi Caviglia, Moreno

Zjarr Tv Ad