Aksidenti në Tiranë “ngre në këmbë” policinë, efektivët bëjnë “kërdinën” në Fier, mbi 400 gjoba

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 400 masa janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Fier për shkelje të ndryshme rrugore gjatë orëve të fundit.

Sipas informacioneve mësohet se efektivët e policisë rrugore kanë “zbarkuar” në rrugë pas aksidentit të rëndë që ndodhi paraditene sotme tek “Rruga e Kavajës” në kryqytet dhe kanë gjobitur qindra drejtues.

Ata janë gjobitur për shkak të shpejtësisë jashtë normave, përdorim të aparatit celuar, mos vendosjen e rripit dhe për parakalim të gabuar.

Më herët Drejtori i Policisë Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë.

Edhe strukturave të Rendit e Shqiponjave, u është kërkuar reflektim me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Konkretisht: në dhënien përparësi të këmbësorëve në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, që nuk respektojnë tabelat e shpejtësisë, ata që nuk vendosin rripin e sigurimit, për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për ata që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin mjetet me xhama të riveshur pa u certifikuar, ata që kryejnë gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, dhe ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Zjarr Tv Ad