Aksidentohet Princi i Britanisë së Madhe

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pallati Buckingham njoftoi se Duka i Edinburgut është përfshirë në një aksident rrugor ku makina me të cilën udhëtonte ishte përplasur me një automjet tjetër këtë pasdite. Sipas këtij njoftimi të publikuar nga “The Guardian“, Duka nuk është plagosur.
Aksidenti ndodhi në afërsi të pronës Sandringham.
Një zëdhënës i policisë tha se forcat e rendit, ato të ekuipazhit dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje ku bënë të mundur shoqërimin e dy personave të plagosur për në spital që udhëtonin me mjetin me të cilin u përplas makina e Princ Philipit.
Princi Philip është tërhequr nga të gjitha detyrat mbretërore me 4 maj 2017 në moshën 95-vjeçare.
Dorëheqja e Dukës së Edinburgut u njoftua në një takim urgjent e të fshehtë të zhvilluar në Buckingham Palace rreth dy vite më parë.

Zjarr Tv Ad