Aksindent i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 57-vjeçari

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të kësaj të enjte, në autostradën Levan-Tepelenë.

Viktima është Arif Lamaj, 57 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 09:00 të kësaj të enjte, në autostradën Levan-Tepelenë.

Në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër, 27-vjeçari A.H., duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, përplasi motoçikletën me të cilën udhëtonte Lamaj.

Sakaq nga ana e policisë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, teksa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Zjarr Tv Ad