Aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje, IKMT dhe Policia e Tiranës padit në prokurori biznesmenin Pëllumb Salillari, ja detajet

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati numër 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. Mësohet se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela. Pëllumb Salillari bëhet kështu biznesmeni i parë që kallëzohet penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do të përdoret i njëjti metër edhe për biznesmenët e tjerë të ndërtimit që kanë ndërtuar pa leje në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit. Pak ditë më parë qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit.

Të dhënat paraprake tregojnë se në rrjetën e ndërtimeve pa lejë kanë rënë shumë nga biznesmenët më të fuqishëm të ndërtimit në vend. Deri tani, qeveria ka ekspozuar publikisht dy prej tyre, Pëllumb Salillarin dhe Juljan Morinën. Ndërkohë që janë dhe dhjetëra të tjerë, të cilët kanë ndërtuar pa leje ose kanë shkelur lejet me shtesa të paligjshme. Tashmë mbetet për t’u parë a do të nisë prokuroria një valë masive arrestimesh ndaj atyre që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje apo çështjet do të mbahen pezull.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend theksoi se mbrëmjen e së mërkurës janë dhënë 3 urdhër-arreste për 3 oligarkë që kanë ndërtuar pa leje, por prokuroria është tërhequr pas, pas presionit që kanë bërë këta shtetas. “Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër arresti për tre oligarkë dhe të treja janë tërhequr pas. Pasi u është bërë presion persona që kanë bërë shtetas kati oligarkë nuk janë arrestuar. Përgënjeshtrojeni! E morët vesh për atë gruan në Vlorë. Ndërtim pa leje arrestim në flagrancë dhe dënim me shërbim prove. Edhe VKM që ju bëtë tani që ishit në kundërshtim me ligjin, si ka mundësi që VKM të shkeli ligjin, e bëni vetëm për të rregulluar klientët tuaj. Ata që bënë pallate pa leje nuk janë prekur. Iniciator për këtë VKM ishte ministria e Brendshme. Sekretarja e ministrisë së Brendshme dha dorëheqjen e se ka hartuar një ligj në shkelje me ligjin”, deklaroi deputeti Sula./sot.com

Zjarr Tv Ad