Aktivistët kundër vaksinave të COVID-19 dhe 5G-së

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra aktivistë dhe mbështetës të teorive konspirative marshuan të martën në Tiranë kundër vaksinës së koronavirusit të ri COVID-19, të cilët e cilësuan si një mjet të elitave për të kontrolluar popullsinë.

Alfred Cako,  botues librash konspirativë dhe njëkohësisht njëri prej organizatorëve të protestës foli edhe për rrezikshmërinë e rrjetit 5G.

“Është një lëvizje kundër vaksinave me detyrim. E keni dëgjuar kryeministrin që thotë vazhdimisht të rrimë të ngujuar deri sa të dalë vaksina. Janë urdhra absurdë dhe këta veprojnë me një dirigjim nga organizata mafioze shëndetësore botërore që kërkon të reduktojë numrin e popullësisë dhe të mikroçipojë njerëzit dhe ti kontrollojë ata përmes sistemit 5G që e fut njeriun në mikrovalë duke dëmtuar trurin e fëmijëve dhe organet riprodhuese. 5G duhet të ndalohet. Dëshirojnë të ulin numrin e popullsisë në botë për ta kontrolluar më mirë dhe për të mikroçipuar popullsinë, nëpërmjet një vaksine me nanothërmija dhe nëpërmjet sistemit 5G – që duan të na fusin në trup nëpërmjet kësaj vaksinës”.

Një nga teoritë konspirative që lidhet me koronvirusin e ri, pretendon se pandemia është një mbulesë për një plan për të implantuar mikrocipet që mund të gjurmohen dhe se bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates është pas këtij plani.

Ndërkohë teknologjia 5G fajësohet për përhapjen e shpejtë të COVID-19. Ata që e avancojnë këtë teori konspirative besojnë se kjo frekuencë degradon sistemin imunitar dhe se rreziqet po mbulohen nga forca të fuqishme në industrinë globale të telekomunikacionit.

Zjarr Tv Ad