Aktori i njohur i jep çmimin “Oscar” Zelensky-t: Kur të fitoni luftën, ktheje në Malibu

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Sean Penn, i cili po bën një dokumentar për pushtimin rus të Ukrainës, i ka huazuar një nga dy Oscarët e tij presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zyra e Zelenskyy publikoi të mërkurën videon e takimit gjatë vizitës më të fundit të Penn në Ukrainë, e treta e tij që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Penn, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekje të shumta ndërkombëtare humanitare dhe kundër luftës gjatë viteve, i tha Zelensky-t se sa herë që largohet nga Ukraina, “ndihet si tradhtar”.

“Por nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftimet”, tha Penn ndërsa nxori statujën nga një çantë e zezë dhe e vendosi në një tavolinë përballë Zelensky.

 “Kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu. Sepse ndihem shumë më mirë duke ditur se këtu është një pjesë e imja”, tha aktori.

Zjarr Tv Ad