Alibeaj dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i dënueshëm, autoritetet ta zbardhin urgjentisht

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dënon aktin e dhunës ndaj Sali Berishës, në nisje të protestës së sotme. Ai u bën thirrje autoriteteve që të zbardhin me urgjencë këtë akt, që Alibeaj e konsideron të dënueshëm dhe të pavend.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shkruan Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend.

Edhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike, ish-kryetari Lulzim Basha dhe ish-Sekretari Gazment Bardhi, kanë dënuar sulmin ndaj Sali Berishës. Sipas tyre, dhunë nuk është kurrë zgjidhje dhe kërkojnë hetime e zbardhje sa më parë.

Zjarr Tv Ad