Amerikanët nderime Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryegjyshata Botërore ka pritur në selinë e saj përfaqësues të lartë të kongresit hebraik amerikan, të cilët nderuan kryegjyshin botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj me flamurin amerikan. Në qendër të takimit ishin bashkëjetesa, harmonia fetare si dhe lufta kundër ekstremizmit.

Kryegjyshi botëror i bektashinjëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj u nderua me flamurin amerikan, të dhuruar nga Sokol Bejleri, anëtar i nderit i Kongrestit Hebraik amerikan.

Aleanca mes SHBA dhe Shqipërisë me në qendër bashkëjetesën dhe harmoninë fetare solli në selinë e kryegjyshatës botërore bektashiane zëvëndëspresidentin e kongresit hebraik amerikan Munr Kaszmir, i cili kujtoi dhe besën e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve.

Munr Kaszmir: Jam sot para jush falenderues dhe i përulur për të gjithë mirësinë dhe përkrahjen që populli shqiptar ka dhënë ndër vite për hebrenjtë. Shqipëria ka miqësinë e shtetit dhe popullit izraelit dhe në të njëjtën kohë duhet të ketë gjithmonë besim te SHBA. Izraeli dhe Shqipëria kanë shumë gjëra për tu ndjerë krenar, por bashkëjetesa dhe harmonia fetare që ekziston këtu është për tu marrë shembull.

Falenderues u shfaq dhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili dha dhe një mesazh për politkën.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Vëllazëria fetare ka edhe kontributin e bektashinjve, të cilët ju gjenden pranë atdheut të tyre në kohët më të vështira në ngjarjet më të skajshme të historisë duke dëshmuar dashurinë unike për Zotin dhe vatanin. Ne ende sot japim kontributin tonë në këto ditë të vështira politike, duke lutur dhe bërë thirrje për urtësi, paqe dhe mirësi njerëzore.

Mbrëmja e mbajtur për tolerancën fetare, dialogun ndërfetar dhe luftën ndaj ekstremizmit u mbyll me festë, ku të ftuar ishin artsitë të ndryshëm si Irma Libohova, Era Rusi dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve.

 

 

 

Zjarr Tv Ad