Analisti: Edi Rama po bën një fushatë perfekte dhe moderne, opozita nuk po merret me pikën e tij më të dobët

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini thotë se fushata e socialistëve për zgjedhjet lokale është perfekte, me një mesazh të qartë për votuesit, të cilët ndikohen nga fushatat emocionalisht dhe jo racionalisht.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini komentoi dhe simbolikën me mbjelljen e pemëve të Partisë Socialiste. Ato kanë idenë e jetës në subkoshiencën e njerëzve, tha ai, teksa shtoi se opozita nuk po merret me pikën e dobët të Edi Ramës, që në fakt është e kundërta e pemëve, betonizimi.

“Fushata e PS është e akullt, profesionale dhe ka karakterisikat e çdo fushate moderne. Duhet të heqim dorë nga koncepti mbi fushatat. Ato janë art dhe ndikojnë njerëzit. Fushatat nuk janë proces drejtësie. Në fushatë fiton edhe i keqi. Nuk perceptohet si i miri dhe i keqi fushata.

Rama po bën fushatën perfekte dhe moderne. Në fushatë njerëzit nuk votojnë në mënyrë racionale, por emocionale. Qëllimi kryesor i tyre është ndikimi emocional.

Ramës nuk i duhen votuesit e opozitës, por ata që janë të lëkundur.

Fushata e Ramës ka një temë dhe mesazh. Tema është, e vjetra Berisha dhe Meta dhe e reja dhe vazhdimi jemi ne. Ai do të injorojë kandidatët dhe do të merret me Berishën dhe Metën.

Edhe zgjedhja e pemëve ka idene e jetës në subkoshiencën e njerëzve. Përveçse gjelbërimi i ka ardhur si gjë fantastike, sepse opozita nuk po merret me betonizimin që është pika më e dobët e Ramës”, është shprehur analisti Neritan Sejamini.

Zjarr Tv Ad