Ankand tek parlamenti, FRPD: Tre mandate 1 mln euro

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 13 prill (të shtunën) opozita joparlamentare proteston kundër qeverisë. Një protestë që ndryshe nga tetë të tjerat do të nisë mbasdite në orën 18:00 dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë plan për të qëndruar edhe gjatë natës para kryeministrisë.

Por as sot opozita nuk ka qëndruar duarkryq ndërkohë që zhvillohet seanca parlamentare. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ndërmarrë një aksion para parlamentit ku janë vendosur me pankarta e banderola kundër qeverisë.

Nuk ka munguar edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike janë vendosur para Parlamentit, teksa brenda tij u betuan tre deputetë të rinj nga listat e kandidatëve vijues në listat zgjedhore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017-ës.

Sipas opozitës j, deputetët e rinj që po plotësojnë Parlamentin, janë të blerë nga mazhoranca.

Zjarr Tv Ad