Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Nuk rrëzohet siguria nga një incident

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e konsideroi një incident, supergrabitjen e të martës në Rinas, për të cilën tha se nuk e ka rrëzuar sigurinë kombëtare, por e ka cënuar atë. Për ministrin e brendshem, gjithësa ndodhi në Rinas, është seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh, por  në ndryshim këtë herë, forcat e sigurisë vepruan në kohë.

“Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Ajo që ndodhi pardje, ishte se Forcat e Sigurisë kanë reaguar fort. Kushdo mund të ketë të drejtë ti japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na con gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsye për të dramatizuar atë që ndodhi. Morëm masa për t’i dhënë fund një historie turpi të nisur 20 vite më parë. Nëse i hyni historisë, do gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas.” -u shpreh Lleshaj.

Zjarr Tv Ad