Anti- Shpifja, delegacioni i ‘Venecias’ interesohet tek Vasilika Hysi për problematikat e ligjit

0
29

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përberë nga znj. Herdis KJERULF THORGEIRSDOTTIR, anëtare e Komisionit të Venecias për Islandën, z. Michael FRENDO, anëtar i Komisionit të Venecias për Maltën, si dhe ekspertë të Komisionit.

Delegacioni ndodhet në Shqipëri për të përgatitur një opinion për ligjin për mediat elektronike dhe shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë takimit, anëtarët e delegacionit shprehen interes për të njohur qëllimet e ligjit, nevojat për miratimin e tij si dhe u diskutua mbi problematikat e hasura në praktikë.
Delegacioni nga Komisioni i Venecias po zhvillon vizitë dy-ditore në Tiranë dhe opinioni i tyre pritet të miratohet në Sesionin e 122 Plenar të Komisionit të Venecias që do të mbahet me 20 – 21 mars 2020.

Mazhoranca u tërhoq nga votim i saj në Kuvend në janar duke pritur opinionin e ‘Venecias’ deri në mars. Po ashtu edhe Këshilli i Europës e çoi për opinion kurse OSBE dërgoi qëndrimet e saj lidhur me këtë Paketë e cila ka ngjallur debat në politikën dhe median shqiptare.