Anulimi i zgjedhjeve, Basha mbledh në orën 19:00 kryesinë e PD

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur në orën 19:00 kryesine e PD për të diskutuar mbi situatën politike në vend.

Mbledhja vjen pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë opozita e bashkuar ende nuk ka vendosur mbi agjendën që do të ndjekë, përfshirë edhe datën e protestës së radhës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi zbatimin e dekretit të presidentit, Ilir Meta i cili urdhëroi ndërprerjen e zgjedhjeve dhe ngarkon këtë institucion të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.

Katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajten “nul” aktin normativ. Te kater anetaret e KQZ-se jane zgjedhur nga PS.

Vetem kreu i KQZ-se Klement Zguri u largua duke mos pranuar ta diskutoje dekretin.

 

Zjarr Tv Ad