Arrest me burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit/Vranë me mjete të forta shokun e tyre

0
357
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Elbasanit ka vendosur ditën e sotme arrest me burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarit. Të dy akuzohen se kanë vrarë me mjete të forta shokun e tyre, Florian Lamçen.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik ku  Florian Lamce, 40 vjeç, u vra me mjete të forta në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’.  Lamçe së bashku me Hajdarin dhe Sanxhaktarin kanë qenë së bashku në një lokal pranë qendrës së qytetit, madje postuan edhe foto të përqafuar në rrjetet sociale duke pirë. Rreth orës 05:30 të dehur u përleshën në bisedë e sipër dhe si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera të forta, Florian Lamçe ndërroi jetë.

Pas arrestimit të dhëndrit të Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhakari, Report Tv zbardhi dëshminë e tij para prokurorëve, ku deklaronte se nuk e mbante mend se përse e qëlloi Florian Lamçen.

“Nuk mbaj mend asgjë, nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur dhe pse e qëllova Florin” mësohet se është shprehur ai.

Sa i përket viktimës, ai ka qenë i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar me tre vite burg për pengim të zbardhjes së krimit, ndërsa është hetuar edhe për dy plagosje. Edhe vëllai i tij, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin.

Zjarr Tv Ad