Arrestohen 14 persona për protestën e opozitës, hetohet edhe Gazmend Bardhi

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka proceduar 33 persona për dhunën e ushtruar në protestën para parlamentit të Shqipërisë, ku 14 prej tyre janë të arrestuar, 11 po hetohen në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të proceduar penalisht është dhe sekretari i Partisë demokratike, gazmend bardhi, i cili ka qenë dhe organizatori i protestës. Në grupin e personave të arrestuar është dhe 24-vjeçari Qamil Gjollesha, i cili vuan nga sëmundja e autizmit dhe epilepsisë. Familjarët e të riut, jashtë kamerave shprehen se 24-vjeçari është arrestuar me pa të drejtë pasi nuk ka aftësi për të ushtruar dhunë.

Policia ka arrestuar 14 persona, të cilët dyshohet se gjatë protestës së djeshme të opozitës goditën me sende të forta efektivët e policisë. Ndërsa 7 protestues të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 11 janë proceduar në gjendje të lirë. Mes personave të proceduar është edhe Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cilësuar nga policia si organizator i protestës. Ata akuzohen për organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë, prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe përdorim i lëndëve plasëse, vepra penale këto që në total rrezikojnë të dënohen me gjobë ose 9 vite burg. Grupi hetimor i policisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla si të rrezikshme për jetën.

Mes personave të arrestuar është dhe 24-vjeçari Qamil Gjollesha, i cili po mbahet në drejtorinë vendore të Tiranës. Sipas familjarëve, i riu është i sëmurë autik dhe me epilepsi ndërkohë që para se ti jepej flet-arresti është ekzaminuar dhe nga dy doktorë, të cilët i kanë kërkuar avokatit të tij edhe ilaçet që i riu përdor. Familjarët e Gjolleshës apelojnë që 24-vjeçari të lirohet, pasi nuk ka ushtruar dhunë në protestë, sepse nuk ka aftësi për ushtrimin e dhunës.

Në protestën e opozitës të së shtunës, përpara Parlamentit pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, si dhe disa protestues.

 

Zjarr Tv Ad