Kiri Hajdari: Me Rudinën, në rrugë të ndryshme për të njëjtin qëllim

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kiri Hajdari, djali i liderit të Dhjetorit dhe pishtarit të demokracisë Azem Hajdari ishte dhe sot në protestën e opozitës, ku u shfaq përkrah kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një reagim në facebook pas protestës, Hajdari  shkruan se do të jetë në krah të kreut të PD-së, ndërsa shton se edhe pse ai dhe e motra kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë: “Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale”.

Sakaq ai ka hedhur poshtë pretendimet se mosdorëzimi i mandatit nga e motra Rudina lidhet me shkëmbime favoresh personale apo familjare.

“Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare ” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku”.

Në përfundim, Kiri Hajdari deklaron se besimi dhe shpresa se Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.

 

Zjarr Tv Ad