Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: SPAK kërkoi arrestimin e Kryebashkiakut të…

0
756
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në ABC Live se SPAK ka kërkuar një urdhër-arresti për një kryebashkiak të lidhur me aferën e Inceneratorëve, por sipas tij nuk është firmosur nga Gjykata e Posaçme.

Hoxha e ka cilësuar këtë si një dështim të SPAK, që solli edhe një shfryrje të hetimeve.

Hoxha theksoi se urdhër-arresti ishte për një bashki më të vogël se ajo e Tiranës.

Gazetari shton se shqiptarët vijojnë të paguajnë para për inceneratorët pavarësisht se po zbulohen dita-ditës shkelje madhore me miliona euro.

Ai ka theksuar se është një zinxhir korrupsioni në nivelet më të larta.

“Aktualisht jemi tek Fieri akoma, pra tek inceneratori i dytë. Fieri ka marrë një pagesë për vitin 2022 dhe e ka marrë brenda muajit gusht. Janë paguar 3.1 milionë euro për Fierin dhe i kanë marrë paratë.”

“Për Fierin, prokuroria tentoi të bënte një goditje më lart. U tentua lëshimi i një urdhër-arresti për një kryetar bashkie, por nuk u miratua nga gjykata. Nuk u firmos urdhri i prokurorit. Por të ishte miratuar, hetimet për incineratorin e Tiranës do merrnin rrjedhje tjetër. SPAK dështoi me këtë tentativë. 128 milion euro është pagesa për Tiranën. Ndërsa për Fierin nuk u shkua dot më lart me hetimet,” tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad