Atentat ndaj Vladimir Putin, makina e presidentit rus sulmohet me eksploziv

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autokolona e Presidentit rus Vladimir Putin u sulmua me eksploziv gjatë një udhëtimi të fundit në Moskë, kanë pohuar raportet e paverifikuara nga Telegram.

Sipas kanalit të Telegram General SVR, që supozohet se drejtohet nga një person i brendshëm i Kremlinit, një ambulancë bllokoi automjetin e përparmë në autokolonën e Putinit, ndërsa një makinë tjetër kaloi rreth autokolonës dhe hodhi një eksploziv në mjetin ku ndodhej presidenti rus.

“Rrugës për në rezidencë, disa kilometra më larg, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] makina e dytë e shoqërimit lëvizi pa u ndalur [për shkak të pengesës së papritur dhe gjatë devijimit. të pengesës” në makinën e Putinit u dëgjua “një zhurmë e fortë nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga tym i fortë”, shkruan General SVR.

Raportohet se mjeti me të cilin lëvizte Putin u dëmtua në gomën e përparme, ndërkohë që presidenti rus nuk pati asnjë lëndim.

Në lidhje me atentatin mësohet se ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i sigurisë së presidentit rus.

Zjarr Tv Ad