“Po hetohen ministra dhe deputetë”- Meta reagon pas deklaratës së kreut të SPAK: Kemi nevojë për drejtësi të shpejtë! Pushtetarët nuk kanë frikë…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së bërë dy ditë më parë në RTSH nga kreu i SPAK Arben Kraja, i cili tha se në lidhje me aferën e Inceneratorëve po hetohen ministra dhe deputetë.

Meta u shpreh se personat në fjalë mund të qëndrojnë në hetim për 100 vite dhe në këtë kohë mund të bëhen qindra afera të tjera.

Ai u shpreh në Ora News, se njerëzit që kanë pushtet nuk kanë frikë nga drejtësia e re sepse e ndjejnë që e kanë atë nën kontroll.

“Ato mund të qëndrojnë në hetim për 100 vite dhe për 100 vite këtu bëhen me qindra afera të tjera. Ne kemi nevojë për një drejtësi të shpejtë.

26 vende ka humbur Shqipëria në 6 vite. Kjo do të thotë që njerëzit që ka në pushtet nuk kanë frikë nga drejtësia e re sepse e ndjejnë që e kanë atë në kontroll”, deklaroi Meta.

Zjarr Tv Ad