Australianët po vuajnë nga vala e të nxehtit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paralajmërime ekstreme për zjarre janë lëshuar në pjesën e Australisë Jugore, Victoria dhe Australia Perëndimore, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë. “Shkaku i nxehtësisë është një rrymë ajrore me presion të lartë që vendoset në pjesën më të madhe të kontinentit gjatë ditëve të fundit”, thone metereologet.

Temperaturat në shumë zona i kalojnë 45 gradë celsius. Janari është zakonisht muaji më i nxehtë i verës australiane dhe shumë besojnë se moti aktual mund të jetë preludi i një moti më ekstrem në fillim të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, Sidney përjetoi temperaturën më të nxehtë në afro 80 vjet në janar të vitit 2018, me termometrin që shënonte 47.3 C. Temperaturat e larta në fillim të këtij viti kanë krijuar ngordhje masive tek kafshët e egra, veçanërisht tek lakuriqët, që po ngordhin për shkak të dehidratimit, ndërkohë që edhe dimri ishte i ngrohtë dhe i thatë për pjesën më të madhe të vendit gjatë muajit gusht.

Zjarr Tv Ad