Ftohen marrëdhënjet Tiranë-Athinë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës po përjetojnë një periudhë ftohjeje, pas ngjarjeve të 28 tetorit në Bularat. Prej atëherë nuk po duken shenja gatishmërie, nga asnjëra palë, që kjo klime të kapërcehet.

 “Ne po përgatiteshim të finalizonim negocitatat e të festonim arritjen e marrëveshjes. Por ndodhi incidenti Katsifas dhe çdo gjë ndaloi”, tha për ABC News në Athinë, një burim shumë i lartë diplomatik.

I njëjti burim tha se i vetmi kontakt qeveritar pas 28 tetorit, ka qenë një takim i ministrit alternant të punëve të jashtme Jorgos Katrugalos, me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, në kuadër të ministeralit të NATO-s, muajin e kaluar. “Ishte një takim tepër i ftohtë dhe i ngurtë”, shtoi burimi. Ndërkaq, analisti i çështjeve diplomatike, Nikolas Zirganos, thotë se të dy palët duhet të rifillojnë negociatat, me synimin që t’i finalizojnë me sukses ato. Burime  diplomatike, por edhe gazetarë ne Athine me njohje të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, nuk jane në gjendje të thonë nëse mund të nisin përpjekjet për zhbllokimin e ngërçit midis Athinës dhe Tiranës dhe kur  mund te ndodhe kjo.

Zjarr Tv Ad