Babale’ Xhafaj: Nuk flas për këtë çështje, i takon drejtësisë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj Zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane,  është pyetur nga gazetarët për çështjen e audio përgjimit i njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet vëllai i tij në pazare droge si dhe pretendimin e kunatit të Albert Veliut, Fredi Alizoti se drejtori i Policisë Ardi Veliu e ka marrë me makinë dhe e ka çuar në Prokurori.

Gjatë fjalës së tij, Xhafaj nuk është treguar I gatshëm të flaës për këtë çështje, pasi ka lënë drejtësisë të japë verdikitin e saj. Ministri u shpreh se është në detyrë për t’i shërbyer qytetarëve, ndërsa sipas tij opozita i del krah krimit duke sulmuar policinë.

“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë.”- tha ministri Xhafaj.

 

Zjarr Tv Ad