Balaj guxon: Pretendojmë t’i marrim pikë Francës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bekim Balaj është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e Strum Grazit në Austri.

Sulmuesi i Kombëtares arriti të realizonte dopjetë në sfidën e djeshme ndaj Altach.

Shkodrani ishte i pranishëm ditën e sotme, në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Francës, teksa u shpreh: “Përqendrimi dhe vlerësimi është maksimal. Dihet forca e kundërshtarëve. Shpresoj që grupi të jetë gati dhe t’i përballojmë. Do të pretendojmë të marrim pikë edhe në Francë.

Me Francën kemi eksperiencë deri diku pozitive. Jemi të detyruar të pretendojmë për pikë. Do jetë një ndeshje ku do të kërkojmë vlerësim dhe përqendrim maksimal.

Më vjen mirë që vij në ekip kombëtar me gola. Forma dhe minutazhi ndikojnë. Vij nga një moment i mirë. Ndeshjet i kam luajtur të plota. Shpresoj që ecuria pozitive të vazhdojë edhe në ndeshjet e ekipit Kombëtar”.

Zjarr Tv Ad