Balla kërkesë Ruçit: Të shtyhet afati i Reformës Zgjedhore

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka kërkuar zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në datën 28 nëntor 2019.

Gjithashtu i ka kërkuar që veprimtaria e Komisionit të realizohet në disa faza dhe ti shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor

Kërkesa e plotë:

Me qëllim realizimin e objektit të krijimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për realizimin e Reformës Zgjedhore”  dhe përfundimin e punës për miratimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raportit të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 21013, 2015 dhe 2017, si dhe propozimet e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë Vendim, si më poshtë vijon:

-Pjesë e objektit të veprimtarisë të Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri

-Objekti i veprimtarisë së Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore

-Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri në datën 28 nëntor 2019

 

Zjarr Tv Ad