Balla: Meta ngriti në Presidencë, flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndërhyn në përplasjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, pas refuzimit të kreut të shtetit për të dekretuar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.

Balla thotë se Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës.

“Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi Kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një President i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat ne dispozicion dhe pa PD në sallë, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”, shkruan Balla.

Më herët Meta tha, “Ai që guxoi të kërcënojë komisar Dritan Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Ai deklaroi se nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Sipas kreut të shtetit, nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zjarr Tv Ad