Zëdhënësi i Presidentit: Ja kandidati i Batonit i cili do ndryshonte kufijtë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Gent Cakaj nuk është shprehur asnjëherë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Tedi Blushi, njëherësh këshilltari i kreut të Shtetit e ka quajtur Gent Cakajn si “kandidatin e Baton Haxhiut”, duke publikuar dhe një video ku zëvendësministri i Jashtëm shpjegon se çfarë nënkupton ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor.

“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor”, – thekson Blushi.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, Baton Haxhiu i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta ku ndër të tjera theksonte se do bënte turp historik nëse nuk dekretonte Gent Cakajn si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad