Ballist Morina shfaqet në Pragë, gazetari: Nga “dreqin” ka ardhur, e kërkon Interpoli

0
502
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka takuar në Pragë të Republikës Çeke, Ballist Morinën. Hoxha ndodhet në Çeki për ndeshjen e kombëtares tonë, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme.

Gazetari ka shpërndarë në Facebook një foto me Morinën jashtë stadiumit “Fortuna Arena” ku do luhet ndeshja, me mbishkrimin “Me Ballist Morinën duke kujtuar Beogradin”.

Ai shprehet i habitur duke thënë se “nuk e di nga dreqin ka ardhur dhe si ka hyrë në Çeki”, pasi Morina vazhdon të jetë në kërkim nga Interpoli pas urdhërarrestit, i cili vazhdon të mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe.

“Në stadiumin “Fortuna Arena” te Prages me Ballist Morinen…Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyre në Çeki, por zyrtarisht vazhdon te jete në kerkim nga Interpoli, pas urdherarrestit qe vazhdon te mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe. O sa mire me qene SHQIPTAR…”, shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad