Balliu: Tronditëm qeverinë. Protestat do të vijojnë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Protesta e 12 nëntorit tronditi qeverinë”, kështu deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Në studion e Quo Vadis, Balliu tha se pjesmarrja e madhe e qytetarëve në tubimin e opozitës i trembi socialistët.

Më tej anëtari i kryesisë së PD tha se nëse qeveria do të vazhdojë ‘mohimin e realitetit’, protestat dhe aksioni politik do të vijnë në rritje.

“Socialistët i ka tronditur nga pjesëmarrja. Protesta tregoi një gjë, që kjo qeveri është pakicë. 800 mijë shqiptarë janë larguar dhe ai shesh prap është plot.

Do të ketë protesta në aksionin politik e nga format më të ndryshme.

Nëse qeveria vazhdon me mosnjohje të realitetit protestat do të kenë vetëm rritje”, tha Balliu.

Zjarr Tv Ad