Bardhi i përgjigjet Ramës: Rai 3, armik i jashtëm, si VOA e Bild

0
28

Teksa kryeministri Edi Rama e quajti të “kotë” dokumentarin e medias italiane, i cili fliste për kultivimin e kanabisit në vendin tonë, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e Partisë Demokratike.  Sipas sekretarit të përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi,  Edi Rama ashtu si “VOA-n” dhe “Bild-in”, ka shpallur si armik të jashtëm edhe televizionin italian Rai 3.

“Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! ‪Ne Shqiperi eshte  mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar”-shkruan ai.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i konsideroi absurde akuzat nga opozita në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa tha se historia e kanabisit, është një kapitull i mbyllur për Shqipërinë.
Dokumentari i Rai 3 i titulluar “Narcotica” tregonte mënyrën se si grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë në Shqipëri, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse, të cilën do ta përdornin më pas për të trafikuar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut.