Basha: Ja dy pikat e panegociueshme për zgjidhjen e krizës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së tij para dhjetëra mijra protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha kujtoi edhe një herë dy kërkesat e opozitës për zgjidhjen e krizës në vend.

Sipas tij, pa largimin e Ramës dhe pa dërgimin në burg të vjedhësve të votave, nuk ka zgjidhje politike.

“Dua të zotohem në emrin tuaj, para kombit dhe para Europës, se kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Europës por kur të kemi vendosur kushte për Shqipërinë si gjithë Europa.

Gjatë kësaj jave çdokush i përfaqësive perëndimore që nuk ka besuar ose kuptuar krimin e organizuar, më në fund e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër por një kryemafioz. Standarti evropian i kësaj zgjidhje kalon përmes dy hapave të panegociueshme:

1 – largimi i Ramës,

2 – zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelia motrat dhe vëllezërit dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike”, u shpreh Basha.

 

Zjarr Tv Ad