Luan Baçi: Basha më kërkoi bojkotin e “Foltores”, unë nuk pranova/ Ndjesë, kam votuar gjëra që s’i kam lexuar

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Luan Baçi, ka rrëzuar pretendimet e Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar se ai nuk i ka kërkuar asnjë prej demokratëve që të ‘bojkotojë’ ‘Foltoren’ e ish-kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në “Pa Protokoll”, ish-kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi, ka rrëfyer të kundërtën. Baçi është shprehur se Basha i ka kërkuar që të mos shkojë në takimin e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk i është bindur.

Baçi: Basha më ka kërkuar që të mos shkoj, që të jem i paanshëm, po këtu nuk ka punë për neutralitet, por unë e shikoja të domosdoshme dhe më pëlqeu që nisi, ditën që ka ardhur Berisha në Fier, nuk jam marrë me organizimin, nuk kam bërë asnjë pune, thjesht kam ardhur vetë, nuk kishte nevojë, demokratët kanë nevojë për ndryshim.

Përsa i përket prezencës në Kuvendin Kombëtar që do të thirret nga Sali Berisha, Baçi tha se do jetë i pranishëm, e ndërsa ka treguar edhe një realitet brenda PD-së, ku tha se ka votuar gjëra, që nuk i ka lexuar paraprakisht.

Baçi: Sigurisht që do të jem, do të jem me 500 delegatët e Fierit sepse kanë firmosur të gjithë formularin. Do të jem aty. Unë doja të kërkoja dhe falje sepse në të vërtetë kemi votuar dhe për gjëra që nuk i kemi lexuar. Realisht në statut janë votuar gjëra që janë shumë të çuditshme, si për mua përshembull, kërkoj ndjesë. Më ka ardhur keq.

Zjarr Tv Ad