Basha: Rama, hajdut i ftohtë dhe i pamëshirshëm

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediet, në lidhje me skandalin e falsifikimit të “Unazës së re”.

Basha tha se, dokumentet e publikuara në media treguan vjedhjen që po bëhej për ndërtimin e “Unazës së re”.

“Kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse helmimi nga gënjeshtrat e qeverisë kanë penguar shumë qytetarë të shohim të vërtetën. Por, më mirë vonë sesa kurrë! Sot të gjithë po shohin Ramën si është pa maskë, pa fasadë, hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm, që nuk ndalet para asgjëje. Hajdut që për të mbushur xhepat, është gati të flakë në rrugë pleq, fëmijë, të sëmurë, gra shtatzëna, etj.”, tha ndër të tjera Basha.

 

Zjarr Tv Ad