Basha takon përfaqësuesin e Institutit Republikan: SHBA mbështetje në ndëshkimin e niveleve të larta

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha priti në një takim, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar John Fluharty.

Në qendër të takimit, ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare, sikurse njofton PD.

Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta.

Zjarr Tv Ad