Basha, tur nëpër Shqipëri: Të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit. Në takimet në Kukës dhe Kurbin, kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeminsitrit më të korruptuar në Europë, i kapur duke vjedhur votat, paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

‘Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër.

Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri.’

 

Zjarr Tv Ad