Bashkia Tiranë transferoi 24 të pastrehë në qendrat sociale

0
626
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka marrë masa për sistemimin e personave në kushte rruge drejt qendrave sociale. Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Bashkiake janë gjetur dhe shoqëruar 24 persona të pastrehë, ku 21 prej tyre janë gjetur në hapësirat publike të qytetit.

Këta persona janë dërguar në qendrat e strehimit si më poshtë: Qendra e Përbashkët në Laprakë- 7 persona; Qendra Sociale Multidisiplinare Njësia 9 – 12 persona; Qendra Komunitare Shkozë- 1 person; si dhe 1 i mitur i cili u dërgua në banesë. Ndërkohë, janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë të identifikuar nga njësitë administrative.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë për çdo emergjencë në numrin 112 dhe të ndihmojnë personat e moshuar.

“Bashkia Tiranë transferoi mbrëmë 24 të pastrehë në qendrat sociale. Ju lutem sinjalizoni 112 për raste, kontrolloni fqinjët e moshuar”, shkruan Veliaj.

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës ngriti shtabin e emergjencave me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të shmangur pasojat e kushteve të këqija atmosferikë tek ata që flenë në mjedise të ndryshme publike apo që janë në vështirësi..

Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion disa godinë që do të shërbejnë si qendra strehimi të përkohshme.

“Në rast nevoje ne do të përdorim të gjitha kopshtet, të gjitha shkollat, madje pallatin e sportit apo edhe konviktet tona të nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar shkolla, konviktet i kemi ende në dispozicion. Do të jetë gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët, që i kap i ftohti në qendër të Tiranës, edhe kjo seli, Bashkia e Tiranës, zyra ime, zyra e Këshillit Bashkiak dhe të gjitha zyrat publike për këdo qytetar që moti i ftohtë e kap në rrugë dhe ka nevojë të fusë kokën diku për t’u ngrohur sa të kalojë vala e të ftohtit”, deklaroi dje Veliaj.

Zjarr Tv Ad