Batman ‘do fluturojë’ pa Ben Affleck

0
9
Justice League - PRINT EXCLUSIVE FOR TIMEOUT ONLY.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ben Affleck nuk do të jetë aktori që do veshë kostumin e Batman, i cili do vijë në kinema në verën e vitit 2021.

Pas gati dy vitesh spekulime, tashmë ësghtë zyrtare, Affleck nuk do të kthehet si Bruce Wayne në filmin tjetër Batman për Warner Bros.

Në vend të kësaj, projekti i drejtuar nga Matt Reeves, me titull “The Batman”, do të kërkojë një tjetër aktor. Nuk dihet ende se kush do zëvëndësojë Ben, në filmin që do dalë në 5 qershorit 2021.

46-vjeçari u shfaq fillimisht në filmin me superhero në vitin 2016, Batman v Superman: Dawn of Justice.

Ai ripërsëriti rolin në Suicide Squad po atë vit, para se të kthehej tek karakteri në vitin 2017 me Justice League.

Zjarr Tv Ad