BE: Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas protestës së dhunshme të opozitës, e cila pasoi me kundërpërgjigje edhe nga e efektivëve të policisë ka reaguar delegacioni i BE-së në Tiranë. Në një deklaratë delegacioni pohon se dhuna është e patolerueshme në asnjë rrethanë, ndërsa i ka bërë thirrje protestuesve që në protestat e ardhënshme të tregohen më të përmbajtur. Delegacioni i BE-së thekson se pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.

Deklarata e plotë: 

Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. 

Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. 

Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.

 

Zjarr Tv Ad