BE: Kosova të anulojë tarifat shtesë ndaj mallrave Serbe dhe Boshnjake

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova tha të hënën se po impononte një taksë të importit prej 10 përqind në të gjitha mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnjë, por jo në markat ndërkombëtare. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se masa kishte për qëllim “mbrojtjen e mallrave vendase”.

Bosnja, Kosova dhe Serbia, së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Moldavinë janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e krijuar për të ndihmuar shtetet ish-komuniste të harmonizojnë sistemet e tyre ekonomike dhe ligjore me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“BE po kërkon sqarime urgjente në lidhje me vendimin e papritur të qeverisë së Kosovës”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

“Këto masa janë një shkelje e qartë e detyrimeve të Kosovës sipas CEFTA,” tha ajo. “Ky vendim minon bashkëpunimin rajonal.”

Vendet e Ballkanit kanë përdorur barriera tregtare në të kaluarën mbi mosmarrëveshjet politike dhe Bosnja dhe Serbia kanë ndalur të gjitha importet nga Kosova, kur shpalli pavarësinë në vitin 2008. Kjo ndalesë u hoq vetëm në vitin 2011 kur qeveria në Prishtinë paraqiti masat hakmarrëse kundër dy vendeve, që ende refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se bisedimet të enjten me homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçi dhe zyrtarët e BE në Bruksel, që synonin normalizimin e lidhjeve, do të ishin shumë të vështira.

Zjarr Tv Ad