Bejko: Jam duke bërë fushatë me paratë e xhepit, kurse Veliaj e Këlliçi…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roland Bejko akuzave se PD-ja zyrtare dhe ai vetë është pjesë e lojës së Ramës iu përgjigj si një ndër përpjekjet e politikës me mentalitet stalinist e cila është në perëndimin e saj, por vazhdon të mbijetojë me stilin e saj të preferuar duke baltosur gjithçka është e pastër në këtë vend. “Njihet teoria, shpif, shpif se diçka do të mbetet dhe disa cifla balte do ta bëjnë pis kostumin”, theksoi Roland Bejko.

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ishte i ftuar në Top News, ku foli mbi fushatën dhe të ardhmen e forcës politike që ai përfaqëson.

Bejko u shpreh se provohet lehtësisht që, ndryshe nga rivalët e tij, të cilët po e zhvillojnë fushatën me paratë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, është duke zhvilluar një fushatë shumë më modeste në shpenzime, por të shëndetshme dhe të dobishme për qytetarët. – “Jam duke bërë fushatë me paratë me paratë e xhepit dhe me ndihmën e miqve të mi. Edhe nga KQZ, në momentin që flasim nuk ka kaluar asnjë lek në llogarinë e PD-së”, theksoi Bejko.

Ai shtoi se dihen grupet që mbështesin Metën dhe Berishën, si dhe interesat që i lidhin ata, për të cilët tha nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën dhe vlerat që ajo përfaqëson.

I pyetur se kujt i trembet në zgjedhje nga dy rivalët, Erion Veliajt apo Belind Këlliçit, kandidati i partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u shpreh se i trembet diçkaje tjetër.

“Nuk i tremben askujt. I trembem vetëm një fakti. I trembem faktit se mos qytetarët shqiptarë nuk do të mund ta arrijnë dot që ta kuptojnë se me votën e tyre duhet t’i japin dërrmën kësaj klase politike që u ka marrë frymën”, tha ai.

PD zyrtare, veç mbështetësve të saj aktualë të cilët po arrijnë të bëjnë dallimin dhe po shtohet me shpejtësi, synon të tërheqë pjesën e elektoratit gri, që është edhe pjesa dërrmuese e elektoratit.

Me distancimin nga ai të cilin pjesa euroantlantike e PD-së e quan “berishizëm”, Roland Bejko foli mbi riorganizimin e kësaj partie sipas frymës euro-atlantike me të cilën u krijua dhe mundësinë e rikandidimit të ish-kryetarit Lulzim Basha.

“Zoti Basha, për aq kohë sa nuk është non-grata që e ndalon statuti, për aq kohë sa nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që e ndalon statuti, për aq kohë sa nuk ka qenë i korruptuar dhe i dënuar për korrupsion nuk e ndalon statuti, ai ka të gjithë të drejtën të kandidojë në një garë të hapur, të lirë, të drejtë, me të gjithë ata të cilët do të jenë kandidatë dhe të fitojë ai që do të marrë më shumë vota”, tha Bejko.

Zjarr Tv Ad