Bie në veting Kulluri, Salianji: Rama e flaku pasi e keqpërdori

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përparim Kulluri, Prokurori i Krimeve të Rënda, u rrëzuar në veting mëngjesin e së mërkurës për shkak të lidhjes me një person të dënuar në Greqi.

Kulluri e ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999. Ai është bërë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitet 2008-2013 ka drejtuar Prokurorinë e Shkodrës.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kulluri kishte disa kontakte me një person me inicialet A.B dhe me emër të ndryshuar në M.B. Personi në fjalë ishte dënuar në Greqi për prodhim e tregtim narkotikësh. Ai po ashtu kishte qenë në gjykim në Shqipëri për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentative si dhe ishte proceduar edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

KPK ngriti dyshime se Kulluri kishte disa komunikime në vitet 2012-2014 me personin dhe se kishte përdorur për 7 kalime jashtë vendit makinën e këtij personi.

Kulluri nga ana e tij kundërshtoi gjetjet. Ai pranoi se njihte A.B, por tha se kjo njohje kishte ndodhur në vitet 90’ kur ishin studentë dhe se prej asaj kohe ai nuk e kishte takuar asnjëherë më atë person.

Kulluri njihet edhe si prokuror i dosjes ‘Babalja’. Shkarkimi i tij solli edhe reagimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

“Përparim Kulluri ësht? rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!

Ne nuk harrojmë!” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad