Bie zjarr tek banesat sociale në Shkozë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr ka rënë në një apartament në banesat sociale, në zonën e Shkozës në Tiranë.

Raportohet se zjarri ka shpërthyer në katin e tretë në kuzhinë ku dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi. Pas kësaj flakët janë përhapur me shpejtësi duke krijuar panik tek banorët.

Ndërsa burimet sipas zjarrfikëses thonë se shkak është bërë pakujdesia e fëmijëve, të cilët ishin duke luajtur me çakmak.

Ja informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

 

Zjarr Tv Ad