Fier/ Pacienti humbi jetën në ambulancë, pezullohen nga puna dy mjekët e spitalit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy mjekë të urgjencës së spitalit rajonal Fier janë pezulluar nga puna nga Gjykata e Fierit, pasi u akuzuan fajtorë për vdekjen e 43-vjeçarit, Besnik Ramaj në dhjetor të vitit të kaluar.

Mjekët e larguar janë Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa u vendos detyrim paraqitje për kardiologun Viktor Gjini.

Urdhri i pezullimit erdhi pas denoncimit të familjarëve të 43-vjeçarit ku sipas tyre ata nuk i kishin dhënë në kohë ndihmën mjekësore dhe shërbimin e duhur.

Mësohet se Besnik Ramaj humbi jetën më 23 dhjetor, teksa po transferohësh nga Fieri drejt Tiranës.

Zjarr Tv Ad