Bilanc tragjik në Itali/ Makina përfundon në kanal, vde.sin 4 të rinj

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatal ka rezultuar aksidenti për 3 djem dhe një vazjë në Jesolo, të Italisë, mbrëmjen e djeshme.

Mediat fqinje raportojnë se makina në të cilën po udhëtonin 3 djem dhe 2 vazja përfundoi në një kanal të tejmbushur me ujë.

Ndihma e parë u është dhënë paraprakisht të plagosurve nga disa djem. Ata kanë arritur të nxjerrin vajzën e dëmtuar dhe tre djemtë e  të tjerë që më vonë u deklaruan të vdekur nga mjekët e spitalit Suem 118.

Pas ndërhyrjes së forcave të shpëtimt, u vu re se në makinë kishte mbetur ende një trup, që i përkiste një vajze.

Kur skuadra mundi që të nxirrte trupin vajza kishte ndërruar jetë.

Të katërta viktimat dhe vajza e plagosur janë të moshave 22 dhe 23 vjeç, të gjithë banues në zonën e San Donà.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad