Bislim Ahmetaj: Protesta e pedagogëve tregon se i ka ardhur fundi atyre që po shpërbëjnë Shqipërinë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu Bislim Ahmetaj komentoi në Syri Tv se numri i pedagogëve që morën pjesë sot në protestë për pagat e tyre ishte 5 herë me i madh se numri i pedagogëve në protestën e parë.

“Më bën të ndihem keq kjo situatë. Por jam dhe optimist se shoh që i ka ardhur fundi një ndërmarrje që po e shpërbën Shqipërinë. Ne jemi në universitet sepse janë studentët, studentët janë aty sepse jemi edhe ne.”, tha Ahmetaj.

Më tej ai deklaroi se ka një ndërgjegjësim ndërsa shtoi se pedagogët në Shqipëri i kanë kapacitetet për të ndërtuar jetën e tyre edhe jashtë auditorit, por qeveria nuk duhet t’i shpërfillë.

Një pedagog që i duhet të punojë 4 orë për 1 orë mësim, s’mund të paguhet njësoj si një punëtor ndërtimi, me gjithë respektin e atyre që bëjnë punë të ndryshme. Duhet të ndodhë një ndryshim i madh dhe ndërgjegjësimi i pedagogëve për të qenë pjesë e protestave, kam përshtypjen se ka arritur atë që i duhet shoqërisë shqiptare.”, tha Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad