BKH, SPAK dhe Policia “zbërthejnë” kamionët e “BanaKing”, kontrolle me skaner dhe qenë në Portin e Durrësit

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë kontrollet në Portin e Durrësit pasi dyshohet për kontejnere të tjera me drogë. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.

Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollohet janë bazuar te ngarkesat e bananeve të kompanisë BanaKing.

Efektivët kanë zbërthyer kamionet e kompanisë “BanaKing” dhe kanë hapur të gjitha arkat. Gjithashtu ka edhe punëtorë të cilët po kryejnë kontrolle në pjesët e brendshme të kontenierëve me qen antidrogë.

Ky aksion po vijon prej ditësh dhe ka ardhur ardhur pas kapjes së 33.5 kilogram kokainë më 3 nëntor, brenda arkave me banane të kompanisë Zico, që zotëron “Bana King”.

Administratori i kompanisë së importit të bananeve dhe dy punonjës të kompanisë së skanerit janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për të manipuluar imazhet e skanerit, në mënyrë që të mos dallohej kokaina e fshehur mes bananeve dhe brenda konteinerit, ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i “BanaKing”, Trifon Murataj, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zjarr Tv Ad